Një 51-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur 8 vjeçe.

Rasti në polici është denoncuar nga nëna e vajzës, ndërsa personi i akuzuar është fqinji i tyre, shtetasi A. M., 51 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. M., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.10.2020, fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe”, thuhet në informacionin policor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vepra të turpshme”.