Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi pak kohë më parë agjencia e lajmeve TASS.
Agjencia raportoi se Putin e bëri njoftimin brenda Kremlinit pasi u dha dekoratën më të lartë ushtarake të vendit, Yllin e Artë të Heroit të Rusisë, ushtarëve që luftuan në Ukrainë.
Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se “shumë njerëz” po e shtyjnë Presidentin Putin të kandidojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar në mars, duke shtuar se presidenti rus do të shpallë vendimin e tij “kur ta gjykojë të përshtatshme”.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rus njoftoi sot se zgjedhjet do të mbahen për herë të parë në tre ditë: nga 15 deri më 17 mars.