Një 60-vjeçar ka mbetur i aksidentuar sot në Durrës, nga një person i paidentifikuar.
“Më datë 06.10.2020, rreth orës 11:45, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.Gj, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e automjetit.





