Në prangat e policisë greke ka rënë një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Sipas raportimit të bërë nga mediat greke, një shqiptari, indetiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur është arrestuar teksa po qarkullonte në një zontë të Fokidës.
Sipas autoriteteve, pas arrestimit dhe verifikimit të bërë rezultoi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar.
Dega e Interpolit Shqiptar ka lëshuar një urdhër arresti për vrasje.
Prokuroria në Lamia ka urdhëruar që shqiptari të qëndrojë në burg atje deri në përfundimin e procesit të ekstradimit në Shqipëri.





