Aksident i 6-fishtë në Rrugën e Kombit. Policia informon se në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete.

Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve në aksident.