Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, me gjashtë të plagosur.

Automjeti me drejtues me iniciale A. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. P.

Si pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues Gj. P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Siç duket edhe nga fotot nga vendngjarja, një nga makinat ka përfunduar në barrierat mbrojtëse.

Sipas policisë me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.