Hëna e re në Shigjetar është ngjarja kryesore e kësaj jave. Sipas parashikimit për horoskopin javor në “Shije Shtëpie” nga Chrysanthi Kalogeri, do të ketë gëzim e entuziazëm dhe tendenca për gabime financiare.
Astrologia këshillon që të përfitojmë nga dy ditët e para të javës dhe të kemi kujdes në datën 13 në të cilën Mërkuri do të kthehet në prapavijë. Gjithsesi, skena planetare përkon me gëzimin që ka periudha e festave dhe këshillohet që të qëndroni me të dashurit, të bëni dhurata dhe të shijoni momentet.
Chrysanthi Kalogeri: Këtë javë kemi si event, si ngjarje kryesore zhvillimin e hënës së re te Shigjetari. Kemi një hënë të re që do të na sjellë entuziazëm, gëzim dhe tendencën për t’u larguar nga realiteti. Është shumë gjë e bukur të largohemi nga realiteti në këto momente, nga realiteti i jetës së përditshme dhe t’i përshtatemi atmosferës festive. Të dhurojmë dashuri, të bëjmë dhurata, të ndihmojmë njerëzit që kanë vërtet nevojë, ta shprehim dashurinë me vepra. Me rastin e festave dhe hënës së re është mirë që njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë ata në nevojë, në një mënyrë të shprehin sa më mirë vendosjen e planetëve.
Nuk është hënë e re për të ndërmarrë iniciativa financiare sepse mund të bëjmë gabime në mënyrën si kemi bërë planin, të dalim jashtë tij, kujdes me investimet sepse sado ta teproni me dhuratat, nuk do të dilni jashtë buxhetit. Në qoftë se jemi të detyruar të bëjmë një fillim të ri për një investim apo marrëveshje duhet të kemi një plan sa më realist, sa më të përshtatur në ato që mundemi dhe me sa më shumë detaje. Në datën 13, kthehet Mërkuri në prapavijë dhe kjo e bën më të ndaluar një fillim të ri në punë apo një iniciativë të madhe, sidomos financiare sepse mund të bëjmë lëvizje të gabuar.
Sot e nesër janë dy ditë shumë të mira që mund të përfitojmë në çdo drejtim, për jetën personale, për një takim, lidhje dashurie, për të rregulluar letrat, për të bërë një kontakt për punë por edhe për të nxjerrë përfitime e të ardhura financiare më të mëdha. Nga data 16-19 të muajit, mos “hani” sapunin për djathë, mos iu besoni premtimeve të të tjerëve, mund të kalojmë bukur, të pimë një gotë më tepër por qëndroni larg hiperbolisë e utopisë, përkushtojuni të dashurve, tregoni dashurinë me vepra dhe bëni dhurata.