Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Starovë. Nga raportimet e para mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja e fortë janë krijuar dëme të shumta materiale në të dyja mjetet. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Sipas burimeve njëri prej drejtuesve të mjetit ka qenë i dehur dhe është larguar në këmbë.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.





