Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ka deklaruar në një program televiziv se bota arabe do ta kthejë çështje e palestinezëve në botërore, prandaj nuk është çështje vetëm fetare.
Ai ka theksuar se për të gjithë marrëdhënien me publikun nëpër botë do të jetë gjithmonë e më shumë e rëndësishme që të vihet në dukje e drejta kryesore e njeriut për të pasur identitet, pronë dhe shtet.
“Çështja e palestinezëve, nuk është vetëm një çështje arabe, por është një çështje e të drejtave të njeriut të kombin palestinez, për të drejtën për të pasur shtet. Nga kjo pikëpamje, duket se sulmet ndaj Gazës këto që e kanë rritur numrin e të vdekurve, nuk është se e bën këtë çështje shumë më të thjeshtë dhe sigurisht që për rolin që ka Katari dhe rolin që ka konferenca e Dohas dhe për të gjithë marrëdhënien me publikun nëpër botë do të jetë gjithmonë e më shumë e rëndësishme që të vihet në dukje e drejta kryesore e njeriut për të pasur identitet, pronë dhe shtet. Ndaj unë them që bota arabe e duan gjithmonë e më shumë në këtë drejtim çështjen e Palestinës për ta kthyer jo vetëm në një çështje të lindjes Arabe, por për ta kthyer në një çështje mbarë botërore”, u shpreh Kulla.