Policia e Durrësit jep detajet e para për aksidentin e regjistruar pak minuta më parë në autostradë, pranë Sukthit. Sipas policisë, nga përplasja e dy mjeteve ka pasur vetëm dëme materiale.
“Në datë 05.10.2020, rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, janë përfshirë në aksident rrugor, një mjet me drejtues shtetasin A.K., dhe një mjet me drejtues shtetasin A.V., si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale”,– njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojne për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut.





