Drejtoria vendore e policisë Tiranë ka reaguar për lajmin e një grabitjeje në një pikë karburanti në Tiranë. Drejtoria vendore e policisë Tiranë, në reagimin e saj sqaron se lajmi për grabitje është i pavërtetë. 

Njoftim i policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar, për një tentativë grabitje të ndodhur para disa minutash, në një karburant në Tiranë, sqarojmë opinionin publik se:

Lajmi i publikuar nuk është i vërtetë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.