Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat, një ditë pas samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Rama tha se ka vlerësime maksimale për skuadrën kombëtare për negociatat dhe gjithashtu një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë.
“U diskutuan perspektivat tona për në BE. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të Ballkanit Perëndimor dhe BE. Më vjen mirë që të ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë. Posaçërisht nga BE vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë kombëtare për negociatat për përmbushjen e skanimit të procedurave dhe tregjeve tona. Këto ditë do të organizoj dhe një takim falënderimi për anëtarët e kësaj skuadre. Kemi fituar një respekt që s’e kemi pasur kurrë”, tha Rama.