Deputetët e Rithemelimi kanë kërkuar që të pezullohet masa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për ta lënë në arrest shtëpie.
Deputeti Oerd Bylkbashim, i shoqëruar edhe nga sekretarët ligjor të Rithemelimit Ivi Kaso dhe Fran Nuri kanë depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese, ku sipas tyre kërkojnë që të zgjidhet konflikti i kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit.
‘E nderuar Zonja Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese
Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit.