Presidenti Bajram Begaj ka qenë në një vizitë zyrtare në Bullgari. Gjatë një konference të përbashkët me homologun Radev, Begaj u ndal te procesi i anëtarësimit në BE dhe tha se Shqipëria ka bërë hapat e duhura.

Ai shtoi se Bullgaria ka qenë mbështetje për Shqipërinë gjatë këtij procesi dhe tha se vendi ynë duhe t’i jetë mirënjohës.

Jam dakord me Presidentin Radev kur thotë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i lidhur me disa kritere që duhen plotësuar dhe i bazuar plotësisht në meritë, dhe besoj se të gjitha vendet aspirante, të cilat duhet të anëtarësohen, duhet t’i plotësojnë dhe t’i përmbushin këto kritere, duke realizuar reforma shumë të rëndësishme.

Kuptohet se ëndrra e shqiptarëve dhe aspirata e tyre prej 32-vjetësh është të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe është punuar jashtëzakonisht fort për arritjen e përmbushjes së kritereve, kjo gjë pas hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Gjatë këtij viti është punuar shumë fort për të përfunduar klauzolat e para dhe për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.
Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.

Çuditërisht, ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit: je i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, por te nota e fundit, e ngel në klasë.
Procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian, ndërsa për ne shqiptarët, procesi i integrimit është jetik dhe strategjik, është një ëndërr për t’u përmbushur. Natyrisht, lidhet dhe me procesin e paqes, të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit.
Unë ju siguroj se do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, studentë të shkëlqyer, do të trokasim në dyert e Bashkimit Evropian dhe, kur të hapet dera, besoj se do të jemi të lutur të futemi.

Bullgaria, më së miri, e ka bërë këtë, e ka hapur derën, na ka pranuar, na ka mbështetur, ka qenë “Avokatja” më e mirë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë. Nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq. E ka realizuar misionin e vet dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës.

I pyetur nëse ka sinjale nga Maqedonia e Veriut se ka ndërhyrje nga ana e Bullgarisë në Census, Begaj tha se procesi ka qenë transparent.
Për sa i përket pyetjes së bërë në lidhje me shqetësimin e rezultatit të Censusit, unë ju siguroj se i gjithë procesi i Censusit ka qenë një proces transparent, i drejtë, i cili përfundoi në 15 nëntor, dhe po kështu do të jetë edhe
Ligji shqiptar njeh 9 minoritete, me të drejta të përcaktuara, ku çdo njeri ka lirinë e vetë të vendosë dhe të zgjedhë identitetin e tij. Nuk kanë asnjë të drejtë më pak apo më shumë se qytetarët shqiptarë, dhe besoj shumë se ju do të jeni të kënaqur me rezultatin e Censusit në qershor të vitit 2024.