Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Sarandë. Sipas uniformave blu, 38-vjeçari pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”– njofton policia.