Një 28-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 8 vitesh për trafik droge në Shqipëri, është arrestuar nga policia italiane. 

Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje mbi arrestimin e tij nga një patrullë e policisë rrugore. 

Gjatë kontrollit që po i bëhej kamionit ku ai ndodhej me shoferin, 28-vjeçari u shfaq shumë nervoz dhe pas identifikimit të tij, rezultoi se ishte shpallur në kërkim për trafik droge.  

Tashmë pritet ekstradimi i tij për në Shqipëri ku do të vuajë edhe dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.