Tre persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, pasi kanosën uniformat blu.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit A. M., 32 vjeç, F. M., 21 vjeç dhe T. Q., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetet tip “Porsche” dhe “Ferrari”, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit publik duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës.
Pas testit të alkoolit rezultoi se shtetasi A. M. drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





