Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK-ut për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se të gjashtë anëtarët e komisionit, pesë të PS dhe një i PD votuan pro heqjes së imunitetit për ish-kryeministrin.

Raporti i Këshillit të Mandateve që do të finalizohet deri të mërkurën dhe më pas do t’i kalojë Kuvendit për miratim në seancën e 21 dhjetorit.