“E Diell” ka ardhur këtë sezon me disa rubrika të reja, të cilat nisën rrugëtimin e tyre fundjavën që shkoi. Një risi do të jetë edhe “Ti Fiton”, një hapësirë dedikuar dhuratave për teleshikuesit. Si funksionon? Nëpërmjet bashkëpunimeve me biznese të ndryshme, mundësohet dhënia e dhuratave për fituesit e shorteve. Këta të fundit, zhvillohen në Instagramin zyrtar të “E Diell”, ku çdokush mund të marrë pjesë.

Pasi fituesit shpallen “live” në Instagram, ata kanë mundësinë të shkojnë në studion e “E Diell” për të marrë dhuratat, si dhe për të zhvilluar lojëra të tjera. E veçanta që do shihni të dielave? Për herë të parë, një qen dotë  jetë “bashkëprezantues”! Në krah të Edi Manushit dhe Sara Fanit, do shohim qenushin Chocla. Ai do të jetë fatsjellësi i rubrikës, si dhe do krijojë më shumë atmosferë në studio në momentin e dhënies së dhuratave për fituesit.

Me shumë dhurata dhe mikun më të mirë të njeriut, na mbetet të presim vetëm energji pozitive nga “Ti Fiton”.