Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al Qassam, ka marrë përgjegjësinë për një breshëri raketash që po hidhet aktualisht nga Gaza drejt Izraelit, duke thënë se synonte në mënyrë specifike Tel Avivin.
“Brigadat Al Qassam bombarduan Tel Avivin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë.
Ndërsa deklarata pranon vetëm Tel Avivin dhe qytete të tjera janë shënjestruar nga raketat sipas raporteve të përhapura.
Kjo vjen pas një periudhe relativisht të qetë në Izrael, me disa raporte në mesin e mediave hebraike që sugjerojnë se Hamasit dhe grupeve të tjera palestineze mund të kenë mbetur pa raketa për të hedhur në Izrael.