Një 76-vjeçar është masakruar për vdekje nga një peshkaqen në plazhin Ixtapa Zihuatanejo në Meksikë. Joseph ‘Jeff’ Bynens, nga Kanadaja, po notonte jo shumë larg bregut kur u sulmua nga peshkaqeni.
Ndërkohë, momenti i tmerrshëm i sulmit të peshkaqenit është kapur rastësisht nga një burrë, i cili po filmonte bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël në breg të detit, shkruan “Daily Mail“.
Mediat vendase raportuan se 76-vjeçari u nxor nga deti i gjallë, por ndërroi jetë si pasojë e humbjes së madhe të gjakut nga kafshimi i peshkaqenit në këmbë. Po ashtu, edhe partnerja e 76-vjeçarit u sulmua nga peshkaqeni, por fatmirësisht arriti të mbijetonte.