Dalja nëpër kinema e filmit të ri James Bond, është shtyrë sërish. Premiera e “No Time To Die”, ishte shtyrë më herët nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.

Shfaqja e tij është shtyrë tani sërish për më 2 prill të vitit 2021, në mënyrë që të mund të shihet nga një audiencë botërore në salla kinemaje, thuhej në faqen e internetit të filmit.

“Ne e kuptojmë se shtyrja do të zhgënjejë shumë fansa, por ne me zor presim ta ndajmë me ju “No Time To Die” vitin e ardhshëm”.

“No Time to Die”, pritet të jetë edhe filmi i fundit i Daniel Craig në petkat e agjentit sekret britanik. Filmi i fundit i serisë Bond, Spectre, mblodhi thuajse 900 milionë dollarë të ardhura në kinematë e gjithë botës në 2015-n.