Teuta këtë merkato është treguar e kujdesshme e racionale, duke mos lejuar “eksodin” masiv dhe sjellë lojtarë të spikatur nga Kategoria Superiore. Një prej tyre ishte edhe Blerim Krasniqi nga Skënderbeu. Sulmuesi fitoi shpejt një vend titullari pas golit shumë të rëndësishëm ndaj Beitar Jeruzalem. Edhe ditën e djeshme në miqësoren ndaj Egnatias sulmuesi ka qenë në fushë, por fatkeqësisht ka pësuar një dëmtim serioz.
Siç njofton vetë klubi durrsak, pas një vizite në spitalin e Durrësit, rezultoi se Krasniqi ka nxjerrë shpatullën dhe shpejt do i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera. Teuta njofton se Krasniqi e ka shmangur operacionin dhe pritet të kthehet në fushë pas tre javësh.
“Blerim Krasniqi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me Egnatian. Pas ekzaminimeve të para në spitalin e Durrësit, rezulton se Krasniqit i ka dalë pjesa e sipërme e shpatullës. Në vazhdim do të ketë edhe ekzaminime të tjera.
Krasniqi, i ka shpëtuar një ndërhyrje kirurgjikale. Sulmuesi i Teutës do të qëndrojë pushim 3 javë dhe praktikisht do shihet nëse mund të bëj stërvitje të diferencuar. Rikthim të shpejtë Blerim”, shkruhet në njoftimin e Teutës.





