Izraeli ka hedhur poshtë njoftimin e Afrikës së Jugut se ka nisur një çështje gjenocidi në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë të OKB-së. Sipas njoftimi, Afrika e Jugut akuzon Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.
Një deklaratë nga ministria e jashtme e Izraelit, shprehet se “Afrika e Jugut po bashkëpunon me një grup terrorist që bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Populli i Gazës nuk është armik i Izraelit, i cili po bën përpjekje për të kufizuar dëmin ndaj civilëve.”
Kujtojmë se që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, më 7 tetor kanë humbur jetën 21,507 palestinezë, ndërsa kanë mbetur të plagosur 55,915 të tjerë, shifrat sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.