Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për dallimet që ka me kryeministrin Albin Kurti rreth procesit të dialogut me Serbinë.
Ajo ka treguar se është munduar ta bind kryeministrin Albin Kurti që Kosova ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por nuk ia ka arritur.
Në një interviste për emisioni “Click” në RTV21, ajo ka thënë se argument e saj për këtë çështje nuk i janë dukur bindëse kryeministrit, raporton Nacionale.
Shefja e shtetit ka thënë se Kosova se bashku me SHBA-në është dashur ta hartojnë një draft të saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Po ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur shumë bindëse argumentet, çka po doni të iu them tjetër. Është pyetje që duhet të ia bëni kryeministrit, pse drafti nuk është hartuar nga ana e Republikës së Kosovës. Ai e ka një qëndrim, unë e kam një qëndrim të cilin e kam thënë shumë qartë dhe atë përmes një viti: Kosova është dashur ta hartojë draftin e saj se bashku me SHBA-të”, ka thënë Osmani, duke kërkuar që të parandalohen demet tjera.
“Ajo gjë nuk ka ndodhur. Tani e kemi një draft tjetër, jemi para një realiteti të ri dhe nuk besoj që i ndihmon kujdo qoftë që tani të flasim për të kaluarën, por duhet të shohim si të parandalojmë ndonjë dëm shumë të madh për tash e tutje”, është shprehur ajo.