Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Varri i Bomit.

Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie.

I plagosur ka mbetur një 58-vjeçar. Në vendin e ngjarjes, që është rrethuar nga policia, ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.