Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore dhe pas paralajmërimit për cunami të lëshuar nga autoritetet, dallgët e para po mbërrijnë në brigjet perëndimore të vendit. Janë të paktën gjashtë të vdekur.
Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë. Rreth 33,500 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami në Detin Lindor.