Nuk është e thjeshtë edhe kjo periudhë e pritjes së ëmbël, megjithatë si Luizi, ashtu edhe Kiara, mezi po presin të bëhen prindër të një vajze. Siç tregoi ai sonte, i ftuar në “Më lër të flas”, ka dashur gjithmonë të jetë baba i një vajze, ndaj me zor pret ta ketë në krahë vogëlushen e tij.

Megjithatë, mes shumë sfidave të tjera, Luizi tregon edhe si po shkon edhe gjetja e emrit të vajzës. I pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse e kanë zgjedhur emrin me të cilin do ta pagëzojnë vogëlushen e tyre, ai tregoi se emri i parë që i vjen në mendje është “Skedina” – që askush të mos ketë mundësi ta kapë kurrë.

Kur po i mendoj këto gjëra, më vjen natyrshëm të them “dua t’ia vë emrin Skedina, mos ta kapë kurrë askush”. Por pjesa më e bukur është kur të thotë bashkëshortja, Kiara në këtë rast: “Zemër, si do ia vëmë emrin?” Të pyet kot. Çfarëdo që të thuash ti, e ka ndarë ajo, të lodh kot, sa për të thënë që “ta dhashë një alternativë”. Kështu që duhet të pyesni Kiarën. Unë Kiarës i kam thënë “vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë. Unë nuk do e thërras kurrë në emër. Sido që t’ia vësh ti, ajo do jetë gjithmonë princesha e babës…