Një rrobaqepësi në qytetin e Rrëshenit është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, rreth orës 11:00.

Sipas njoftimit të policisë, rrobaqepësia në pronësi të shtetasit D.K., u përfshi nga zjarri dhe shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Rrëshen/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:00, ka rënë zjarr në rrobaqepësinë në pronësi të shtetases D. K. dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.