Polonia aktivizon avionët luftarakë për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, ndërsa Rusia ka intensifikoi bombardimet e saj ndaj Ukrainës me raketa.
Javën e kaluar një raketë ruse kaloi për një kohë të shkurtër në territorin polak, sipas ushtrisë polake. Polonia, një anëtare e NATO-s që ndan një kufi me Ukrainën, tha se aktivizoi dy avionë luftarakë F-16 dhe një cisternë ajrore aleate herët në mëngjes, pasi Rusia nisi sulmin e saj të fundit me raketa vdekjeprurëse në Ukrainë, duke synuar kryeqytetin Kiev dhe Kharkivin lindor. Komanda operative e Polonisë bëri të ditur se një vendim u mor për të garantuar sigurinë ajrore polake. Vendimi vjen disa ditë pasi ushtria polake tha se besonte se një raketë ruse kishte hyrë dhe më pas kishte dalë nga hapësira ajrore polake.
Zëvendësministri i Jashtëm polak Wladysłaë Teofil Bartoszeëski thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë Andrei Ordash dhe i dha atij një notë duke kërkuar shpjegim. Por Rusia tha se nuk do të japë shpjegime derisa të paraqiten prova konkrete, raportoi media shtetërore ruse RIA Novosti. Ordash tha për RIA Novosti se shënimi përmbante vetëm akuza të pabaza, duke shtuar se Polonia kishte refuzuar të jepte prova se raketa ishte me origjinë ruse.