Eros Grezda vendos të kthehet në Kroaci për të vazhduar karrierën tek klubi i Rudes, që lufton për mbijetëse. 

Sulmuesi i krahut ishte lojtar i lirë, pasi mbylli bashkëpunimin me Partizanin dhe vendosi të kthehet në Kroaci, aty ka shkëlqyer me objektivin për të arritur formën e tij më të mirë. 

“Jemi krenarë të prezantojmë lojtarin tonë të ri në radhët e Rudeš. Eros Grezda mbulon të dy pozicionet e krahut dhe deri më tani ka bërë 108 paraqitje në Superligën kroate në Osijek, Lokomotive dhe Shibenik, duke shënuar 22 herë dhe duke asistuar 13 herë”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

28-vjeçari nga Gjilani ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin e Rudes.

Aktualisht Rudes ndodhet në fund të klasiifkimit me vetëm 4 pikë në 19 ndeshje, 14 pikë larg nga vendi i parafundit që qëndron në Kategori.

Grezda do të ketë një detyrë të vështirë, pasi ekipi i tij ka shënuar vetëm 7 gola dhe me paraqitjet e tij do të kërkojnë të dalin nga kriza.

Gjithsesi mbetet të shihet sesi do të adaptohet 28-vjeçari, që edhe në Superiore me Partizanin, nuk arriti të lërë gjurmë duke u larguar pas vetëm gjashtë muajsh.

Karriera e Grezdës, mori për posht, që kur ai u largua nga Rangers, pas një debati me trajnerin Steven Gerrard.