Deputeti demokrat, Titan Shehu, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka, është vetëvrarë duke pirë fostoksinë.

Në një një reagim në rrjetet sociale, Shehu është shprehur se sipas tij, fostoksina po merr dhjetëra jetë, “nën kujdesin” e shtetit!

Ndër të tjera, demokrati thekson se ky pesticid vdekje prurës , duhet të hiqet urgjent nga farmakopea bujqësore, dhe të ndalohet importi i saj, si në shumicën e vendeve.

Reagimi i plotë

“Shteti „nxites“ i vetevrasjeve!

Fostoksina po merr dhjetra jete “nen kujdesin“ e shtetit!

Sepse Fostoksina duhet te hiqet urgjent nga farmakopea bujqesore, pra te ndalohet importi i saj, si ne shumicen e vendeve!

Nje kerkese e akuze kjo per Shtetin, qe e kam ngritur ne Parlament, Komisione, media, me Ministrat e Bujqesise shume here, por vetem heshtje si pergjigje!

Fostoksina eshte nje pesticid, por dhe nje helm shume i forte per Njeriun!

Me vdekje te sigurte e plot vuajtje…

Te cilen ne Shqiperi mund ta gjesh kudo, edhe ne „tezga“, edhe ne «kjoska» kudo!

Jashte cdo kontrolli!

Qe sot eshte bere „simboli“ i vete vrasjeve!

Duke krijuar keshtu edhe nje lidhje direkte psikologjike midis saj e “deshires” per vete vrasje, pra duke u kthyer edhe ne nje nxites per ate akt tragjik.

Por po keshtu mund te jete edhe nje demtues i rende e deri vdekje prures, edhe ne menyre aksidentale, nga perdorimi si pesticid.

Perdorimi i saj si pesticid per keto e per te tjera aresye eshte hequr nga perdorimi ne shumicen e vendeve te botes.

Duke u zevendesuar me te tjera alternativa, shume me pak te rrezikeshme.

Edhe ne Indi, ku qarkullon akoma, lejohet perdorimi i saj vetem ne ambalazhe, qe e bejne te pa mundur gelltitjen e saj.

Ndersa ne Shqiperi mund ta gjesh njelloj si nje «karamele», kudo, kjo per dy aresye:

1-Sepse shteti as do tja dije per jetet e qytetareve te humbura e ne kete rast shumica jane te rinj !

2- Dhe per shkak te interesave e vartesive financiare, qe pengojne marjen e vendimeve te domosdoshme…

Heqjen nga farmakopea, pra ndalimin e importit!

Duke stimuluar keshtu me veprimet apo mos veprimet e institucioneve, vetevrasjet!

Sot duhet thene qartesisht: “Mjaft eshte mjaft”!