Një 25-vjeçar është proceduar në Fier pasi iu gjetën fara kanabisi.
N.Sh., banues në Fier, gjatë një kontrolli fizik iu gjetën fara të dyshuara të bimës narkotike kanabis satvia prej specialistëve të seksionit për hetimin e narkotikëve në DVP Fier.
Sakaq, procedime në gjendje të lirë janë hapur edhe për 5 shtetas në Lushnje për vepra të ndryshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. B., 56 vjeç dhe F. B., 44 vjeç, të dy banues në fshatin Pluk, pasi kanë kryer punime ndërtimi, në banesat e tyre, pa leje;
-Xh. Rr., 26 vjeç dhe D. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Kozarë, pasi posedonin armë gjahu, pa leje. 2 armët u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, si provë materiale;
-një 17-vjeçar, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të. Vijojnë veprimet për të verifikuar kallëzimin.





