Sipas mediave italiane, Chiara Ferragni është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Milanos me akuzën për mashtrim të rëndë. Si u mbërrit deri tek akuzat ligjore për Chiara Ferragani-n?
Historia u bë publike në dhjetor, ku në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë mes Chiara-s dhe kompanisë “Balocco”. Siç pretendohej në fillim të fushatës, panetonet do të shiteshin në treg me një vlerë 9 euro (ndërkohë që çmimi normal është jo më shumë se 5 euro), ndërsa nga shitja e çdo ëmbëlsire një pjesë do të dhurohej për spitalin në Torino.
Kur skandali u zbulua, autoritetet e krimit ekonomik dhe financiar në Itali, zbuluan se kompania “Balocco” në fakt kishte bërë vetëm një transaksion prej 50 mijë eurosh në llogarinë e spitalit. Kjo ka ndodhur një muaj para se të niste fushata e bashkëpunimit mes Chiara-s dhe kompanisë së ëmbëlsirave.