SPAK ka përfunduar pas 3 orësh e 30 minutave, marrjen në pyetje të Ilir Beqajt.  

Ish-ministri, në një prononcim për mediat tha se është marrë në pyetje për procesin e sterilizimit. 

“U mora në pyetje nga hetuesi. Kam qenë në dispozicion dhe do të vazhdoj të jem, sot vazhduar më pyetje për procesin e sterilizimit. Kam qenë në shërbim të të gjitha institucioneve. Diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderave të sterilizimit e listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët. Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz që është parkua aty”,- tha Beqaj.