Mbrëmjen e sotme nis një rrugëtim i ri për formatin Big Brother Vip Albania.

Një edicion që shënjon dhe rikthimin e Ledion Liços në ekran si moderator i programit.

Prej shumë vitesh ky pozicion i është besuar Arbana Osmanit, e cila mëngjesin e sotëm ka ndarë një mesazh mirënjohjeje dhe urimi për nisjen e spektaklit.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:)
E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”

Një reagim ka ardhur edhe nga Lori hoxha, e cila gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin profesional dhe rrugëtimin e Arbana Osmanit.

“Unë e nisa karrirën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ja kemi nevojën ‘njëra-tjetrës’ e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë, për veshjet por edhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë.