Shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Philippe Lazzarini, është shprehur se lufta në Gaza duhet të marrë fund.
Ai ka theksuar se numri i viktimave në një shkallë kaq të madhe shkatërrimi dhe dhimbja e shkaktuar për njerëzimin nga lufta në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, është një njollë për njerëzimin.
“Kjo luftë ka vrarë dhe zhvendosur njerëzit nga Gaza, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit kundër popullit të Izraelit.
Kanë qenë 100 ditë vështirësish dhe agonie për pengjet dhe familjet e tyre”, ka thënë Lazzarini.