Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës rreth orës 07:20.
Automjeti tip “Benz” me targa kosovare me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç është përplasur me kamionin tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.
Sipas informacioneve policore, “Benzi”-i është futur në parakalim sa kalon lapidarin në rrugën e vjetër dhe më pas është përplasur me dy mjetet e tjera.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar tre pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit të rëndë.





