Rusia thuhet se ka një plan për të sulmuar krahun lindor të NATO-s pas një kundërofensivë të suksesshme në Ukrainë dhe zmbrapsjes së ushtrisë ukrainase deri në qershor.
Kështu raporton Bild, i cili ka siguruar një “dokument sekret” të përgatitur nga forcat e armatosura gjermane në lidhje me këtë.
Dokumenti i klasifikuar thotë se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride” kundër Balltikut në korrik.
Do të pasonin disa “përplasje” të paspecifikuara, të cilat Moska do t’i përdorte si pretekst për të filluar stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë në territorin e saj dhe në Bjellorusi, thotë gazeta gjermane, duke cituar dokumentin ushtarak.