Demokratët pritet të ecin në të njëjtën rrugë si në vitin që lamë pas edhe këtë sesion parlamentar duke shuar shpresat e socialistëve, të cilët synonin të disiplinonin kolegët e djathtë përmes ashpërsimit të rregullores. 

Pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, Top Channel kontaktoi dy grupimet atë të Bardhit dhe të Sali Berishës, i cili këtë të hënë për herë të parë pritet të lërë karrigen e tij bosh për shkak të izolimit brenda katër mureve të shtëpisë së tij.

“Nuk do ketë normalitet në Parlament” është kërcënimi i demokratëve të Rithemeluar për sa kohë kërkesat e tyre për hetim parlamentar injorohen nga shumica socialiste. Skenari i protestës brenda sallës së Parlamentit nuk është i panjohur, ndërkohë të majtët pritet t’i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë duke i përjashtuar nga Kuvendi nga 1 deri në 2 muaj.