I pandehuri që sulmoi gjyqtaren gjatë një seance gjyqësore në Las Vegas është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg për veprën penale ‘tentativë për sulm’.

Agresori Deobra Redden u shfaq në gjykatë me një maskë që i ishte vendosur, ndërsa prangat e tij ishin me izolues specialë.

Gjashtë oficerë ishin të gatshëm në seancë në rast se agresori do të tentonte sërish të kryente ndonjë sulm fizik.

Vendimin për dënimin e tij, e mori e njëjta gjyqtare, Mary Kay Holthus e cila u sulmua brutalisht nga ai në 4 janar të këtij viti. Më herët ai u dënua me 4 vite burg për një sulm me shkop bejsbolli.