Blendi Fevziu ka komentuar divorcin e Princ Lekës nga bashkëshortja e tij.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fevziu tha se i vjen keq për këtë ngjarje.

“Pashë një deklaratë nga Familja Mbretërore. Edhe ti u befasove nga kjo. Por ndonjëherë dashuria nuk funksionon. Shpresoj t’i ketë bërë gjërat në rregull edhe me këto kontratat, gjërat… Por më erdhi keq për ngjarjen e Princit”, tha Fevziu, shumë i keqardhur për këtë divorc “mbretëror”.