Olta Gixhari ishte një ndër personazhet më të përfolura prej publikut brenda shtëpisë së ‘BBV2’.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’, Olta ka shprehur disa fjalë zemre dhe falënderim për bashkëshortin e saj. Sipas Oltës, nëse dikush tjetër do të ishte krah saj, nuk do të kishte mbështetjen ashtu siç e ka prej Dorit.
“‘”Falënderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua.
Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen”, u shpreh Olta.