Punonjësit e një kompanie reklamuese kineze, kanë denoncuar kompaninë për një situatë të pabesueshme.

Kompania ndryshoi papritur selinë e saj, duke u transferuar në malet Qinling, një vend i largët, në të cilin shkohet pas një udhëtimi 2-orësh me një autobus dhe më pas në këmbë, duhen bërë tre kilometra rrugë përgjatë shtigjeve.

Besohet se kompania e bëri ndryshimin e vendndodhjes, për të detyruar punonjësit që të japin dorëheqjen dhe të mos i pushonte vetë ata nga puna.

Sipas “South China Morning Post”, një javë pas ndryshimit, 14 nga 20 punonjësit dhanë dorëheqjen.

Por, katër ditë pas dorëheqjes, të njëjtët punëtorë zbuluan se kompania kishte zhvendosur selinë e saj përsëri në qytet dhe po punësonte staf të ri.

“Na thanë se periudha e punës në mal mund të jetë shumë e gjatë, ndoshta deri në vitin e ardhshëm. Po të ishte vetëm për një javë, do të duronim”, janë shprehur ish-punonjësit.