Deputeti i PD, Gazment Bardhi doli sot në një deklarat9 për mediat, ku foli edhe për atë çfarë ndodhi të hënën në Kuvend. 

Bardhi tha se kishte njoftuar Presidencën për kaosin e opozitës që do të mbanin të hënën, ku nuk u lejua që Presidenti të mbante fjalën. 

Sipas Bardhit, ishte zgjedhja e Presidentit që të vinte në Kuvend dhe të keqpërdorej nga Rama. 

“Begaj pas sjelljes së tij të ditës së hënë, e kam njoftuar Presidencën mbi atë që deputetët e opozitës do bënin të hënën. Oshte zgjedhja e presidentit që të vinte dhe të keqpërdorej nga Rama. Nuk kishte asnjë surprizë, sa kohë për të shmangur çdo keqkuptim, edhe pse njoftimin për pjesëmarrjen deputetët e opozitës e mësuan nga diskutimet e bëra në grupin e PS, përsëri zgjidhja një rrugë konstruktive ta informoja mbi atë që do ndodhte në seancë, për të shmangur përplasje me institucionin kushtetues të Presidencës, pas aktit ku e lejoi Ramën ta keqpërdorte për të krijuar një alibi të dhunimit të të drejtave të opozitës. Presidenti humbi shansin të jetë mbi palët, të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve. Presidenti na tha që të ushtrojë kompetencat kushtetuese do duhet ta marrë urdhrin nga Rama. Pra nëse ne biem dakord me mazhorancën, Begaj e kthen për shqyrtim në Kuvend, në fakt presidenca e kthen kur konstaton problematika”,-tha Bardhi.