Terminali Lindor i autobusëve në kryeqytet, tanimë ndodhet në funksion të plotë.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili krahas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale shkruan se ky është një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër.

“Mirëmëngjes dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, tanimë në funksion të plotë si një tjetër shembull i kalimit të infrastrukturës së shërbimeve në një nivel krejt tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.