Prokuroria ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare si deputet.

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha më datë 15 janar i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, me argumentin se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

“Personi nën hetim Sali Berisha (i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me kërkesën e dorëzuar në 15 janar Sali Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes të lërë arrestin shtëpiak e të shkojë në parlament. Kërkesë kjo që kujton lirinë politike të deputetit për të qenë në çdo seancë.