Deputetët socialistë janë larguar nga ambienti ku do të mbahej Komisioni i Reformës Zgjedhore pasi atyre iu zunë karriget nga ana e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së.
Pas largimit nga salla, bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Gjiknuri është shprehur se këto janë akte vandale, teksa ka shtuar se duhet të gjendet një mënyrë për të vijuar Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Damian Gjiknuri: Akte vandale, opozita duhet të jetë e para për të bërë Reformë Zgjedhore. Është zgjedhja e tyre.
Pyetje: A do ta mbani online?
Damian Gjiknuri: Do të njoftoheni për çdo gjë. Patjetër që reforma do të ecë përpara. Unë kam një mandat, siç ka edhe opozita, le të vijnë.