Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku mori pjesë në Ministerialin e mbajtur në Athinë për intekonektivitetin energjetik.

Në një prezantim të shkurtër të takimeve dhe bisedave të zhvilluara, Balluku theksoi se Shqipëria është kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme

Belinda Balluku: U diskutuan dy nga çështjet primare që sektori i energjisë evropiane ka: dekarbonizimi dhe sigurinë energjitike.

Në sektorin e dekarbonizimit, Shqipëria nuk ka asnjë shqetësim, për më tepër nga të dhënat e Eurostat javën e fundit, Shqipëria rankohet e treta pas Suedisë dhe Finlandës për sa i përket përdorimit të energjisë së rinovueshme duke e bërë kështu një tjetër kampione në fushën e përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Nga ana tjetër duhet thënë se gjatë këtij ministeriali u diskutuan të gjitha masat rregullatore edhe me mbështetjen e sekretariatit të mbrojtjes së energjisë së vendosur në Vienë.

Por mbi të gjitha komisionerja Simson ka diskutuar edhe mënyrat se si BE do të mundohet të incentivojë të gjitha këto nisma duke nisur nga energjia e rinovueshme tek energjia nukleare edhe tek gazi që padyshim është një sektor shumë i rëndësishëm energjitik, që ka të bëjë me sigurinë energjitike pas të gjitha ngjarjeve të agresionit rus në Ukrainë.

Simpson tha se duhet të vazhdojë puna e mirë e bërë nga shtetet e juglindjes së Evropës sa i përket të gjithë Entit Rregullator, sa i përket iniciativave të reja dhe BE do të jetë aty për t’i mbështetur me instrumenta financiare.