Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK.
Kujtojmë se Beqaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për hetimet lidhur me sterilizimin.
Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në orën 15:30.
Prokuroria e Posaçme është duke hetuar Beqajn edhe për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, dhe të disa zyrtarëve të tjerë.